Mayweather-McGregor, e pabesueshme sa kushton një biletë
Pas Los Anxhelosit dhe Torontos, nesër do të jetë radha e Nju Jorkut për të pritur sportistët dhe më pas ata do të ndalojnë në etapën e fundit, në Londër.
Por duket se efekti i dy konferencave të para ka mjaftuar që çmimi i biletave për këtë duel të arrijë shifra marramendëse.
Edhe pse biletat nuk kanë dalë ende zyrtarisht në treg, që tani mësohet se çmimi i tyre do të jetë vërtet i kripur për fansat.
Në varësi të pozicionit në stadium varion edhe çmimi i biletave, ku më e lira do të kushtojë nga 2,166 në 2,444 dollarë. Ndërsa biletat e një zone në mes të stadiumit do të shkojnë nga 5,450 dollarë deri në 20 mijë dollarë.
Por çmimi më i lartë do të jetë natyrisht për zonën “vip” dhe pranë ringut, ku një biletë do të kapë shifrën e 79 mijë dollarëve, një çmenduri e vërtetë, por e justifikueshme për një event të veçantë.
Pavarësisht këtyre çmimeve pritet që shikuesit të mos i kursejnë paratë për këtë duel që do të zhvillohet në Las Vegas, më 26 gusht.



