Mayweather tregon se sa i fortë ishte McGregor
Floyd Mayweather ka thënë se “zgjodha partnerin e duhur të vallëzimit”, për meçin e tij të fundit, pasi mposhti kampionin e UFC-së, Conor McGregor në raundin e 10-të në supërndeshjen e zhvilluar në Las Vegas.
Amerikani 40 vjeçar ruajti rekordin e tij prej zero humbjesh, ndërsa arriti 50 fitore.
“Ai (McGregor) është një kundërshtar i vështirë”.
“Ishte shumë më i mirë se që kam menduar, por sot isha më i zoti unë”.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit dhe për të zgjodha partnerin e duhur. Conor McGregor je një kampion i madh”.



