Mbahet mini maratona në Prishtinë

Mbahet mini maratona në Prishtinë

 

Sot mbahet vrapi tradicional “Mini Maratona 5Km”, ku mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohen fëmijëve talent në sport, të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin në mungesë të mjeteve.

Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te rrethi i madh dhe kthimi në pikën fillestare, ku planifikohet të mbahen aktivitete të ndryshme.

Sipas organizatorëve, vrapimi unik prej 5km Mini Maratona sensibilizon kauza të ndryshme dhe ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke ia bart energjinë pozitive secilit pjesëmarrës dhe në fund duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit.

Këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohen fëmijëve talent në sport, të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin në mungesë të mjeteve.

“Mini Maratona 5K ” në vitin e parë ka sensibilizuar gjendjen e fëmijëve me autizëm dhe mjetet e mbledhura janë dedikuar tek Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, në vitin e dytë  me mbështetjen e Ministrisë për Mirëqenie dhe Komunën e Prishtinës, ka sensibilizuar gjendjen e grave të keqtrajtuara dhe mjetet e mbledhura janë dedikuar tek Qendra për mirëqenien të Gruas në Pejë, ndërsa në vitin e tretë ka sensibilizuar gjendjen e fëmijëve me kancer, ku nga mjetet e mbledhura nga shitja e numrave është rinovuar në tërësi Repartit i Onkologjisë në Kliniken e Pediatrisë në Prishtinë.

Pjesëmarrësit në “Mini Maratona 5K”,  mund të jenë moshave të ndryshme, vrapues për herë të parë, atletë profesionistë, student e.t.j.

Fituesit zyrtar do të ndahen në tri kategori dhe do të fitojnë shpërblime modeste, kategoria e femrave, e meshkujve dhe e fëmijëve.

Nga ora:

11:00                     DJ dhe muzike,

11: 15                    Kangoo Dance me 4 performanca

12:00                          vrap

12:30 -13:00             ndarja e shpërblimeve.

 

Shpërndaje në: