Mbape – PSG: Zyrtarizimi çështje orësh
Sipas gazetës spanjolle, PSG ka bërë gati 180 mln euro dhe pritet që ta prezantojë në fundjavë Mbape në kryeqytetin francez. Gjithçka ka përfunduar dhe pritet vetëm firma e avokatëve të palëve.
Sipas “Marca”-s, vendimtar për kalimin e Mbape në radhët e PSG-së ishte babai i tij, i cili negocioi për kalimin e të birit në Paris.
Pavarësisht se djaloshi vetë preferonte të luante për Realin e Madridit, babai i tij e bindi atë të bëhet pjesë e PSG-së, i bindur se me skuadrën e madhe të Parisit ai do të ketë më shumë sukses se sa po të kalonte në Spanjë tek Reali i Madridit.
Nëse Mbape do të kalojë edhe zyrtarisht tek PSG, atëherë ai bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pikërisht pas brazilianit Nejmar, i cili u ble nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove.
Nëse ky transferim realizohet me sukses sikurse ka gjasa të ndodhë, atëherë Naser Al Khelaifi, president i Paris Saint Germain, bën një tjetër goditje të madhe në merkato, duke shpenzuar 400 milionë euro për vetëm dy lojtarë.
Gazeta spanjolle “Marca”, pretendon se Paris Saint Germain ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Monakos, Kilian Mbape dhe talenti francez pritet të kalojë në radhët e skuadrës së madhe të kryeqytetit, Paris, me bindjen se së bashku me brazilianin Nejmar mund të arrijnë suksese të mëdha.



