Mbappe takohet me presidentin e PSG-së, ‘çmenden’ tifozët e Chelseat (Foto)
Kylian Mbappe është takuar me Nasser Al-Khelaifi ku ka kërkuar transferimin e N’Golo Kantes te PSG
Mbappe dhe Kante luajtën një rol të rëndësishëm për Francën në Kupën e Botës me ‘Gjelat’ që në fund triumfuan në Rusi, transmeton Periskopi.

19 vjeçari ka biseduar me presidentin e PSG-së dhe më pas ia ka lënë një letër në xhep N’Golo Kantes pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Është e vërtetë se presidenti kërkoi këshillën time dhe unë i thashë se Kante do të ishte mirë për ekipin tonë,” ka thënë Mbappe.
“Kam folur edhe me N’Golo Kante gjatë Kupës së Botës për një transferim të tij tek ne, por unë nuk ia kam imponuar një gjë të tillë.
“Por në fund ia kam vënë një letër në xhepin e tij,”
Kjo gjë nuk i pëlqyer tifozëve të Chelseat pasi ata nuk dëshirojnë që ta humbasin një lojtar si Kante. /Periskopi/




