Mbështetje e madhe për shpend Ahmetin në Matiqan

Mbështetje e madhe për shpend Ahmetin në Matiqan

Sonte në Matiqan, para qindra banorëve të lagjes u prezantuan kandidatët për Kuvend Komunal si dhe mbajti fjalë rasti Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se mbështetja që po e marrim në këtë tubim, na tregon se pse partitë tjera nuk mund të depërtojnë në Matiqan.

“Sukseset tona në mandatin e parë, kanë qenë të mundura veç në bashkëpunim direkt me juve qytetarëve. Njësoj do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër. Tashmë e kemi çliruar Prishtinën, dhe e kemi shansin për zhvillim. Zhvillimi i Prishtinës është programi jonë. Programi ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’. Atë program do ta zbatojmë në tërësi, bashkë me shumicën që do ta kemi në Kuvendin Komunal, bashkë me juve qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Shpërndaje në: