Mbi 28% pjesëmarrje në zgjedhje deri në orën 18:00
Kanë mbetur vetëm një orë deri në mbylljen e procesit në 18 komunat e vendit, raporton Periskopi.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se pjesëmarrja deri në orët e fundit është rreth 28 për qind, ndërsa fushatat elektorale dhe partitë politike po bëjnë thirrje që të gjithë të përdorin të drejtën e tyre për të votuar.
Duke u mbështetur në të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, 374,266 persona kanë votuar deri në këtë orë nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues të regjistruar.




