Mbi 4 mijë litra qumësht iu prishën për 10 ditë, shkaku i rrymës – Fermeri malishevas: S’ka qenë deri në këtë shkallë asnjëherë

Mbi 4 mijë litra qumësht iu prishën për 10 ditë, shkaku i rrymës – Fermeri malishevas: S’ka qenë deri në këtë shkallë asnjëherë

Krejt dita i shkon duke u përkujdesur për biznesin e tij.

Mbi 120 krerë gjedhe zënë vend në stallën e Rizah Morinës nga Lubizhda e Malishevës.

Por punën e tij, ka mbi dy javë që e ka vështirësuar ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike, raporton Kiks Kosova, transmeton Periskopi.

Meqenëse Morina ka mbi 120 krerë gjedhe, dëmet financiare qenë të konsiderueshme ngase veç për gjeneratorë harxhoi mbi 450 litra naftë. Sipas Morinës, në vetëm 10 ditë, i kanë shkuar dëm mbi 4 mijë litra qumësht.

Fermeri malishevas rikujton se ndërprerje ka pasur edhe vitet e kaluara, por kurrë deri në këtë shkallë.

Situata e rëndë është edhe për kompaninë “Albioni” në fshatin Mirushë. Arlind Gashi rrëfen një rast të rrezikshëm që ka ndodhur ditë më parë kur mori flakë një trafo.

Shqetësimet e banorëve i mbështet fuqishëm edhe Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Shpërndaje në: