Mbi 66% të kutive të numëruara në Obiliq, po prin Gashi i LDK-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka numëruar 66.61 për qind të kutive të votave në komunën e Obiliqit.
Në vendin e parë deri më tani nga 20 kuti të numëruara është Xhafer Gashi i LDK-së me 47.21 për qind apo 3 mijë e 321 vota.
Në vendin e dytë është Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje me 41.61 për qind apo 2 mijë e 927 vota.Në vendin e tretë në Obiliq është Goran Dançetoviqi i Listës Serbe me 417 vota apo 5.93 për qind.




