Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë të qytetit
Për shkak të mbingarkesës, KEDS ka njoftuar se janë djegur kabllot e tensionit të mesëm në qytetin e Ferizajit.
Bazuar në njoftim, jinjat e prekura janë: Linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2; Linjat 10 kV: • Banka 1 • Banka 2 • Banka 3 • Ujvara • Kazerma Ferizaj.
KEDS thotë se ka angazhuar ekipet në terren, dhe të njëjtit, sipas njoftimit, janë duke punuar intensivisht në sanimin e dëmit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më parë.



