Mblidhen mbi 1 milion dollarë për “heroin Bondi”, miliarderi hebre-amerikan jep donacionin më të madh

Mblidhen mbi 1 milion dollarë për “heroin Bondi”, miliarderi hebre-amerikan jep donacionin më të madh

Një fushatë mbledhjeje fondesh për të mbështetur Ahmed al Ahmedin, shitësin mysliman të frutave që çarmatosi një nga burrat që po sulmonte në një ngjarje të Hanukkah në Sydney, gjeneroi 1.3 milion dollarë në ditën e parë – me donacionin më të madh që erdhi nga miliarderi amerikan hebre Bill Ackman.

Ackman dhuroi 66,000 dollarë në GoFundMe për al Ahmedin dhe e promovoi fushatën te ndjekësit e tij, duke shkruar në X: “Ky është lidhja e verifikuar për heroin Bondi”, shkruan The Times of Israel, transmeton Klankosova.tv.

Në një video virale të dielën, menjëherë pas sulmit terrorist në plazhin Bondi që la 15 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur, al Ahmed, 43 vjeç, shihej duke u përkulur pas një makine përpara se të hidhet në veprim ndërsa njëri nga terroristët qëllon me një armë zjarri në festën hebraike.

Al Ahmed, një baba i lindur në Siri, i cili ishte i paarmatosur, më pas u hodh mbi sulmuesin nga pas, duke ia rrëmbyer armën e zjarrit nga duart, por edhe duke pësuar plagë nga arma e zjarrit./Periskopi/

Shpërndaje në: