Mblidhet Kryesia e LDK-së

Mblidhet Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës në drejtimin e kryetarit të saj Isa Mustafa sot do të mbajë mbledhje.

Në një njoftim dërguar mediave, kjo parti bën me dije se sot do të mbledhë Kryesinë, por me këtë rast nuk është njoftuar as për agjendën e mbledhjes as temat që do të fliten.

Nga LDK aktualisht është e paqartë nëse do të ketë një koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë tjera dhe para së gjithash kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër.

Deri më tashti nga mediat vendore janë përfolur Lutfi Haziri e Avdullah Hoti.

Shpërndaje në: