Mblidhet LDK’ja, vendoset për koalicione e kandidatin për kryeministrin (Foto)

Mblidhet LDK’ja, vendoset për koalicione e kandidatin për kryeministrin (Foto)

Ndonëse u paralajmërua mbledhja e Kryesisë së LDK-së në ora 13:00, ajo duket se do të filloj më herët.Tashmë në selinë e partisë ka shkuar edhe lideri i partisë, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mbledhje do të vendoset përfundimisht se me kë LDK-ja do të hyjë në koalicion parazgjedhor dhe se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër.

Në media është raportuar se dy janë kandidatët më potencial: nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri dhe ministri në detyrë I Financave, Avdullah Hoti.

Shpërndaje në: