Mblidhet qeveria “Kurti 3”
Kabineti qeveritar i kryeministrit, Albin Kurti, do të mblidhet sot në orën 09:00 të mëngjesit për herë të dytë pas formimit.
Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e qeverisë dhe do të drejtohet nga kryeministri Kurti.
Ndërkaq, akoma nuk është bërë i ditur rendi i ditës për këtë mbledhje.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Ora 9:00,” ka njoftuar ZKM.



