Mbretëresha e bukurisë nga Irani kërkon azil: Thotë se do ta vrasin në vendin e saj

Mbretëresha e bukurisë nga Irani kërkon azil: Thotë se do ta vrasin në vendin e saj

Mbretëresha e bukurisë nga Irani ka kërkuar azil në Filipine ndërsa përballet me kërkesën për ekstradim nga vendi i saj – dhe me rrezikun e ekzekutimit.

Bahareh Zare Bahari, që garoi në garën Miss Intercontinental në Manila në vitin 2018, është ngujuar në aeroportin Ninoy Aquino në Filipine prej 18 tetorit pasi Irani kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për të.

Por, Bahari që është 31 vjeçare, i ka thënë Telegraphit britanik se këto akuza ishin një “rrenë e madhe” dhe se ajo po sulmohej për shkak të aktivizmit politik dhe se po angazhohej për të drejta të grave, shkruan NYpost, përkthen Periskopi.

Nëse deportohet në Iran ajo pretendon se do të vritej.

Për mbretëreshën e bukurisë iraniane rëndon akuza se e kishte sulmuar një qytetar iranian në Filipine. /Periskopi

Shpërndaje në: