Mbretëresha e qesëndis Trumpin: Shfaqet me sendin për largimin e djajve

Mbretëresha e qesëndis Trumpin: Shfaqet me sendin për largimin e djajve

Mbrëmë, presidenti Donald Trump me familjen e tij ishin ftuar në një gosti shtetërore nga Familja Mbretërore.

Lajme bëri edhe smokingu i tmerrshëm i veshur nga Trumpi, por gjithë vëmendjen e mori kurora të cilën Mbretëresha e vendosi në krye, ashtu si edhe dhurata që ia dha presidentit, shkruan Periskopi.

Kodi i veshjes për mbrëmjen e cila u ndoq nga të paktën 170 njerëz, ishte kravata të bardha për burrat dhe tiara për gratë, me Mbretëreshën që e zgjodhi një Tiarën Burmeze.

Kjo gjë është krijuar për shkëlqesinë e saj më 1973 nga kompania Gerrard and Co, me 96 gurë të përdorur nga koleksioni privat i Mbretëreshës. Gurët u morën nga një qafore e saj që i ishte dhënë si dhuratë martese më 1947 nga njerëzit e Burmas, tash i njohur si Myanmar.

Por, nga kërkimet që u bënë doli se burmezët ia kishin dhënë Trumpit si simbol për t’i larguar djajtë dhe sëmundjet. E vendosja e saj duket të jetë si deklaratë politike prej saj. /Periskopi

Shpërndaje në: