Mbreti i botës së futbollit quhet Mbappe: Parisi, 12-0-0

Mbreti i botës së futbollit quhet Mbappe: Parisi, 12-0-0

Paris Saint German ka fituar në shtëpi ndaj rivalit më të afërt për titull LOSC LILLE, me rezultat 2 me 1.

Kjo bën që Parisi t’i ketë nëntë pikë diferencë me Lille, sepse ka tubuar 36 pikë me dymbëdhjet fitore radhazi ose me 11 pikë më shumë pas vetëm 12 javësh. E tmerrshme, apo jo? Kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë as Barcelonës, as Real Madridit, as Bayernit e as Prishtinës së Plisave.

Shënoi fillimisht mbreti i ri 19 vjeçar, Kylian Mbappe Lottin me një gol spektakular. Ky ishte goli i njëmbëdhjetë për Mbappe në vetëm tetë ndeshje sa i ka luajtur deri tash.

Iu kërkojmë falje për kualitetin e videos, por kjo ishte ajo që gjetëm në pak minuta kohë.

Golin e dytë e shënoi Neymar Junior nga afërsia.

Lille, pas një gabimi të mbrojtësit të ri Thilo Kehrer që e preku topin me dorë në zonë, shënoi përmes sulmuesit të saj emri i të cilit fillonte me P, por që nuk e mbajtëm mend.

 

Shpërndaje në: