Mbreti Messi vendos El Clasicon (Video)

Mbreti Messi vendos El Clasicon (Video)

El Clasico e fundit për sezonin 2016/17 mes Real Madridit dhe Barcelonës i takoi këtyre të fundit me rezultatin 2-3.

Ishte një ndeshje fantastike, me shumë raste nga të dy anët, por në fund u vendos nga ata që nuk shpërdoruan rastet.

Protagonistët e pjesës së parë padyshim që ishin Casemiro dhe Lionel Messi.

Çdo gjë filloi me ndërhyrjen e brazilianit në argjentinasit në minutën e 11-të dhe me kartonin e parë u nxeh dhe atmosfera.

Në minutën e 28-shënoi Casemiro, por epërsia e Los Blancos zgjati vetëm pesë minuta, pasi Lionel Messi gjeti rrugën e golit.

Luka Modric (36’) dhe Jordi Alba (43’) kishte raste për gol, por rrjetet mbetën të paprekura dhe pjesa e parë u mbyllë me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Toni Kroos, por edhe Marc-Andre ter Stegen nuk lejoi që gjermani të shënojë, ashtu si bëri pak minuta më vone Keylor Navas te rasti i Gerard Pique (59’) dhe Luis Saurez (68’).

Në minutën e 73-të Ivan Rakitic shënoi një gol të bukur më të majtën nga jashtë zona e rreptësisë.

Por, në minutën e 77-të Reali mbeti pa një lojtar pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, e gjitha kjo pas ndërhyrjes në Messin.

Kur të gjithë menduan se Barcelona do dilte fitimtare nga ky takim në lojë u fut James Rodriguez (82’), i cili pas tre minutash shënoi golin e barazimit pas asistimit nga Marcelo, përcjell Telegrafi.

Por, i madhi, unikali, Lionel Messi, i cili është gjithmonë aty për Barcelonë, shënoi golin e fitore, i 500 në karrierë për Barcelonën e tij.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në pozitën e parë me 75 pikë, me pikë të barabarta me Realin, por me një ndeshje më shumë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Deportivo de La Coruna, kurse katalunasit ndaj Osasunës.

http://www.dailymotion.com/video/x5jglpw_leo-messi-second-goal-real-madrid-2-3-barcelona-el-clasico-23-04-2017_sport

Shpërndaje në: