‘Mbreti’ i ri në boks që vuri në dyshim karrierën pasi ishte një ‘rebel’

‘Mbreti’ i ri në boks që vuri në dyshim karrierën pasi ishte një ‘rebel’

Kampioni që vuri në dyshim karrierën për shkak “të shoqërisë së keqe”.

Anthony Joshua, që mbrëmë fitoi ndaj Wladimir Klitschkos para mëse 90 mijë shikuesve në Wembley, mund të ketë milionat në banka, por ai vazhdon të jetojë më nënën e tij.

27 vjecari që para pak kohe shpenzoi gjysmë milioni funte për të blerë një apartament për nënën e fëmijës së tij, në fakt thotë se në rutinën e ushtrimeve të tij gjithherë ka pasur ushqimin e përgatitur nga nëna.

Mish pule, pasta e vezët kanë qenë burimi i proteinave për të, që e bënë atë favorit ndaj ish-kampionit ukrainas, shkruan The Sun.

Në fakt, para se të arrijë majat e suksesit, karriera e tij ka qenë në dyshim për shkak se në vitin 2011 policia i kishte gjetur disa gramë kanabisi në çantën e tij të ushtrimeve.

Vite më vonë, ai rikujton se “nuk është shoqëruar me njerëzit më të mirë”, përcjell Insajderi.

Në një intervistë para meçit të mbrëmshëm, nëna e tij ka përshkruar disa momente të karrierës së britanikut.

“Kur ai fitoi medaljen e artë, unë nuk kam mundur ta shikojë ndeshjen. Unë qëndroja ulur dhe ato kanë qenë nëntë minutat më të gjatë të jetës sime,” tregon ajo.

Shpërndaje në: