Mbrojtësi i Barcelonës e humb finalen e Copa del Rey
Lucas Digne është lënduar me Kombëtaren e Francës dhe do të mungojë në finalen e Copa del Rey
Barcelona do të takohet me Sevillan më 21 prill në finale të Copa del Rey, ndërsa Ernesto Valverde nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Lucas Digne, shkruan Periskopi.
Mbrojtësi francez është lënduar me Kombëtaren e tij në ndeshjen kundër Rusisë të marten dhe tani është zbuluar se ai do të jetë jashtë fushave për 3 javë.
Përveç finales së Copa del Rey Digne nuk do të jetë me Barcelonën edhe në ndeshjet e Champions League kundër Romës dhe ndeshjet ndaj Sevillas, Leganes, Valencias dhe Deportivo La Corunas në La Liga. /Periskopi/




