Mbrojtësin e Realit e ka kapluar frika: Liverpooli ka një treshe sulmuese fantastike
Nacho ka folur për finalen e madhe që do të luhet më 26 maj ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit
Real Madridi do të takohet me Liverpoolin në finalen e Champions League, derisa Nacho është i vetdijshëm që rreziku kryesor vjen nga Mane, Salah dhe Firmino, transmeton Periskopi.
”Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari në ndonjë finale evropiane, respekti për rivalin është i domosdoshëm,” ka thënë Nacho.
”Liverpooli ka arritur në finalen e këtij turneu për shkak se ata kanë qenë fenomenal gjatë gjithë sezonit”.
”Ne besojmë në veten tonë, kemi përvojë të madhe. Por, ata kanë një treshe sulmuese fantastike, andaj duhet të kemi kujdes nga ta”. /Periskopi/




