Mbrojtësit e La Ligas në festë pasi Neymar po largohet (Foto)
Ylli brazilian Neymar është shumë afër kompletimit të transferimit në Parsi Saint-Germain nga Barcelona për shumën rekorde 222 milionë euro.
Neymar do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin parisen dhe do të përfitojë në vit 31.2 milionë euro.
Ky do të jetë transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit duke ia kaluar atij të Paul Pogbas, i cili vitin e kaluar u transferua nga Juventusi në Manchester Uniter për 100 milionë euro.

Ish ylli i Santosit është i njohur për lojën e tij të bukur për sy dhe talentin e madh që ka, ai për tre sezone në kampionatin spanjoll ka ‘terrorizuar’ mbrojtësit e klubet spanjolle.
Dhe natyrisht që mbrojtësit e klubeve spanjoll do t’i gëzohen më së shumti këtij transferimi.
![]()
Sulmuesi brazilian për tre sezone në La Liga ka shënuar 68 gola, ndërsa në Copa del Rey 15 gola. Ndërsa në total ai ka shënuar 106 gola në 186 paraqitje për gjigantit katalan. /Periskopi/



