Mburrja e Kurtit në Davos, Sejdiu: Fol ky, skuqu ne; rrezikojmë që nga 1 miliardë euro në muaj të dalin nga vendi

Mburrja e Kurtit në Davos, Sejdiu: Fol ky, skuqu ne; rrezikojmë që nga 1 miliardë euro në muaj të dalin nga vendi

“Me këtë trend, me këtë model ekonomik, rrezikojmë që të na dalin nga 1 miliard euro në muaj nga vendi”, tha ekonomisti dhe opinionisti, Dardan Sejdiu, në një referim ndaj krekosjes zhvillimore të vendit nga Albin Kurti gjatë një diskutimi në Davos të Zvicres.

Sejdiu u shpreh i indinjuar me pavërtetësinë e tregimit mburrës ekonomik të Kurtit në Davos, për çka tha se “fol ky, skuqu ne”.

Për më tepër, shtoi ai, “këta duhet me ec në shtëpi”.“Krejt kjo elitë politike, prej Albin Kurtit e teposhtë, krejt këta duhet me shku në shtëpi. Këta kurrgjl tjetër s’dinë, përveç ‘Serbi’, edhe m’u msheh mas Amerikës pak. M’e bë me i vet këta ‘qysh duhet me ndërtu sistem energjetik në Kosovë?’, këta të bërtasin për Contour Global-in, atij tjetrit i bërtasin për qymyr, po kështu me të kallxu qysh bëhet kjo punë, nuk e dinë. 85% e fëmive në Kosovë, sipas PISA-s, nuk dinë lexim; e lexojnë paragrafin, nuk e kuptojnë. 85% nuk e kuptojnë çka janë tu zgjidh në një detyrë matematikë. E ti me dal me më kallxu në Davos, që Kosova ka zhvillim, kjo për marre.

Fol ai, skuqu ne. Na jena tu jetu qitu. Edhe 6 vjet mandat, mos me qenë në gjendje asnjë prej këtyne temave, veç pak me nreq. Hendeku tregtar është rritë, ae dini ju që ne, me këtë trend, rrezikojmë 1 miliardë euro në muaj me i qitë prej Kosovës? 1 miliardë në muaj, kjo ekonomi, me këtë model ekonomik dhe me këtë trend, ka me qitë prej vendit. Qysh me zhvillu vendin? Një 15 vjeçar i joni, sipas PISA-s, është i barabartë me një fëmijë të klasës së 6-të të Bashkimit Evropian…Kështu matet shteti, nuk matet me flamura, veç vet në Kuvend, me kopalla patriotike 26 vjet mas lufte, veç ai e ka flamurin kombëtar, e qet aty përpara”, tha Sejdiu në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi.

Shpërndaje në: