Mburrjet ekonomike të Kurtit në Londër “janë pallavra”, Muharremi: Mos e koritë veten, as Kosovën
Opinionisti Shenoll Muharremi i ka quajtur “pallavra” pretendimet e Albin Kurtit në Londër për rritje “mesatarisht 6% ekonomike” dhe “stabilitet.”
Muharremi tha se “askush nuk është budallë” që në epokë të informimit dhe teknologjisë të besojë të pavërteta.
Postimi i Muharremit:
Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra.
Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë. Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë.



