Mbyllet Ambasada dhe Konsullata franceze në Turqi, kjo është arsyeja

Mbyllet Ambasada dhe Konsullata franceze në Turqi, kjo është arsyeja

 

Ambasada franceze në kryeqytetin turk, Ankara dhe Konsullata franceze Stamboll, janë mbyllur pa paralajmërim dhe deri në njoftimin e radhës, ka njoftuar ambasada franceze.

Vendimi vjen pas informacioneve se mund të ketë sulme ndaj festimeve në Turqi me rastin e 14 korrikut, Ditë së Revolucionit Francez.

“Ambasada e Francës në Ankara, po ashtu edhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll do të mbyllen që nga e mërkura e 13 korrikut, ora 01:00 p.m, deri në njoftimin e radhës”, shkruan ambasada në një deklaratë.

Gjatë ditës ambasada ka anuluar të gjitha ceremonitë për festimet e 14 korrikut në Turqi, me rastin e Ditës së Revolucionit Francez, ka njoftuar Konsullata në Stamboll.

“Informacionet që kemi marrë tregojnë për kërcënime serioze  për festimet e 14 korrikut në Turqi. Si masë parandalimi, ne kemi vendosur në bashkëpunim me autoritetet turke që të anulojmë festimet”, thuhet në njoftimin nga Konsullata. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: