Mbyllet Llapi-Besa, rezultat i papritur
Ka përfunduar koha e rregullt e finales së DigitALb Kupës, Llapi – Besa, që po zhvillohet në stadiumin e stërmbushur të “Riza Lushtës”.
Rezultati pas 90 minutash është 1:1, pas dy golave të shënuar nga penalltitë.
Diar Miftaraj kaloi Besën në epërsi në minutnë 30, kurse Festim Krasniqi shënoi për Llapin.
Tani do të luhen dy herë nga 15 minuta, dhe nëse as atëherë nuk ka fitues, atëherë ndeshja do të vendoset në penallti.



