Mbyllet pjesa e parë: Barcelona po e demolon Prishtinën

Mbyllet pjesa e parë: Barcelona po e demolon Prishtinën

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Barcelonës dhe Prishtinës, në kuadër të Champions Leagues në futsall.

Blaugranët janë duke triumfuar bindshëm pas intervalit të parë, teksa po avancon 5-1, shkruan Periskopi.

Fillimisht Dyego realizoi për nikoqirët në minutën e 10-të, para se Esquerdinha të dyfishonte tre minuta më vonë.

Daniel Shirashi shënoi për 3-0 në minutën e 15-të, ndërsa vetëm një minuta më vonë Joselito katërfishoi.

Në minutën e 17-të, Prishtina arriti të shënojë golin që i jep shpresë përmes Mërgim Dervishajt.

Kur të gjithë po e prisnin të përfundonte takimi, Matheus Rodrigues realizoi për 5-1 në favor të katalunasve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: