MC Kresha kapet mat me të dashurën
Ishte pikërisht tema e dashurisë që mbushi portalet dhe nxiti kureshtjen e të gjithëve se kush është e dashura e Mc Kreshës dhe duket se dita- ditës po mësohet pak nga pak e vërteta.
Madje, një muaj më parë ai u filmua teksa festonte ditëlindjen me partneren e re, portreti i së cilës mbeti ende i pazbuluar.
Gjithashtu në një intervistë në “Klanifornia”, ku Kresha ishte i ftuar së bashku me Lyrical Son, djemtë lanë të kuptohej se reperi ishte i dashuruar.
Megjithëse nuk ka preferuar ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit.
Sigurisht, dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “nZoom”.




