Mc Kresha thumbon Getin dhe Majkun
Reperi kosovar Mc Kresha ka sulmuar Getoar Selimin dhe Majkun, të cilët kanë publikuar videoklipin e tyre “Ajo” ditë më parë, një këngë mjaft e pëlqyer, e cila arriti një milion klikime për një ditë.
Por, suksesin e tij në mënyrë ndryshe e ka komunikuar Mc Kresha.
Reperi i PINT, i cili po ashtu po shijon suksesin e albumit, i cili po thyen rekorde të shitjes, ka thumbuar liderin e Babastars.
“1 milion për 1 javë. No Banglladesh, no China, jo vota t’dekniv… qysh thotë vllau jem Singullar, hip hop me ngjyra t’gjalla (sic.)”, ka shkruar Mc Kresha në foton e publikuar në rrjetin social Instagram.
Ndryshe, ky postim mund të mos merret vetëm si thumb për Getoar Selimin, por edhe për Noizyn, me këtë të fundit që arriti gati dy milionë klikime për dy ditë me projektin e fundit me Encën, shkruan telegrafi.
Megjithatë, vështirë të mendohet se ai ka thumbuar Noizyn, shokun e tij të afërt me të cilin së fundmi edhe qëndroi në Francë për të përkrahur Shqipërinë në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.



