McGregor arrestohet për grabitjen e fansit të tij
Të hënën në mëngjes, derisa po dilnin nga Fontainebleau Miami Beach, një fans po provonte të bënte fotografi me Conor McGregorin, sipas raportit policor.
Por, McGregori ia mori telefonin fansit nga dora dhe ia shkeli disa herë me këmbë, përkthen Periskopi.
Më pas, McGregori e kishte marrë telefonin dhe kishte ikur nga vendngjarja. Fansi tha se telefoni i vlente 1 mijë Dollarë.
McGregori u arrestua nën akuzat për krimin e grabitjes së dhunshme.



