McGregor dhe Mayweather arrijnë në Londër për ballafaqimin e fundit para meçit (Foto)
Floyd Mayweather dhe Conor McGregor kanë udhëtuar me aeroplanin e njëjtë drejt Londrës.
Dy boksierët janë në natën e fundit të turit të tyre promocional, para meçit që do ta zhvillojnë në Las Vegas, më 26 gusht, transmeton Periskopi.
Tre takimet e fundit mes tyre kanë qenë mjaft interesante, pasi ato prodhuan disa momente shumë interesante dhe argëtuese për botën e boksit dhe sportit.
Sonte është konferenca e fundit për shtyp e tyre për këtë tur promocional dhe ata më nuk do ta shohin njëri tjetrin deri në javën kur mbahet meçi. /Periskopi











