McGregor tallet me UFC-në: Nëse doni të ma merrni titullin, bëjeni fizikisht
28-vjeçari është kampion i peshave të lehta dhe më të lehta, por ky i fundit do i hiqet pasi McGregor tashmë një vit nuk e ka mbrojtur këtë titull, shkruan Telegrafi.
Hera e fundit që Conor luftoi për kategorinë pupël ishte ndaj Jose Aldos, por heqjen e njërit titull duket se irlandezi nuk e ka marrë seriozisht.
“Shikoj lajme dhe gjëra në internet se do më marrin brezin, por ai është këtu. Dy tituj të botës në shtëpinë time”.
“Do i them UFC-së, unë e dua kompaninë, por unë i kam titujt dhe nëse dikush i dëshiron ata duhet të vijë t’i marrë fizikisht”, ka thënë McGregor.



