Më 17 nëntor zgjedhet kryetari i ri i PDK’së
Memli Krasniqi pasi njoftoi për dorëheqjen e tij, deklaroi se më 17 nëntor pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie, raporton Periskopi.
“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.
https://www.periskopi.com/zyrtare-pas-5-viteve-memli-krasniqi-jep-doreheqje-nga-pdkse/



