Me 95 % të votave të numëruara, ky po prin në Gjilan

Me 95 % të votave të numëruara, ky po prin në Gjilan

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në Gjilan, kanë mbetur edhe 7 vendvotime të paprocesuara nga 146 sosh sa ka Gjilani. Në total janë numëruar 95,21% e votave.

Nga votat e diasporës Alban Hyseni i LVV-së ka marrë 51.77%, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së 36.32%, përcjell Periskopi.

Por deri më tani kjo është e pamjaftueshme për Alban Hysenin të fitojë pa balotazh, kur kanë mbetur edhe votat e shtatë vendvotimeve.

Nga rezultatet e deritshme që jep KQZ, Alban Hyseni ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30.

Shpërndaje në: