Me barkun e rrumbullakosur e gjoksin jashtë, ja si e nis Adelina Tahiri mëngjesin
Që kur doli lajmi i shtatzënisë, Adelina Tahiri ka qenë çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave. Dhe këngëtarja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur duke u treguar shumë aktive me postime në Instagram.
Mëngjesin e sotëm ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me tuta, një kanotjere që I tregon dekoltenë dhe barkun e rrumbullakosur dhe pa makeup.
Nga aq sa mund të shihet, Adelina ndodhet në ballkonin e shtëpisë së re të saj dhe bashkëshortit Serjoza Markov.
Këngëtarja nuk e ka shoqëruar postimin me asnjë përshkrim, por komplimentat në komente kanë qenë të shumta.
Kujtojmë që Adelina është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe do sjellë në jetë një djalë.







