Më falni, më falni, u krye: Kryeministri holandez shkel vendimin qeveritar 2 sekonda pas njoftimit (Video)

Më falni, më falni, u krye: Kryeministri holandez shkel vendimin qeveritar 2 sekonda pas njoftimit (Video)

Mark Rutte, kryeministri i Holandës mbajti një konferencë shtypi në të cilën njoftoi “politikën e mos-dhënies së dorës” për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por më pas menjëherë i dha dorën një zyrtari shëndetësor.

Pasi kuptoi gabimin e bërë, Rutte kishte thënë “Më falni, nuk mund ta bëjmë këtë gjë më!”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Prej këtij momenti, ne po bëjmë ndalimin e dhënies së dorës. Mund t’i jepni këmbën, të prekeni me bërryla, apo si të doni. Shoh nëpër shkolla plot lloje të praktikave të përshëndetjeve, me përjashtim të dhënies së dorës,” tha z.Rutte.

“Kështu që, prej tash po e ndalojmë dhënien e dorës për njerëz.” – shtoi më tej ai, para se t’i jepte dorën. Por më pas, reagoi me zë të lartë duke thënë “më falni, më falni, u krye, u krye”.

Shpërndaje në: