Me fasho në hundë: E akuzuan për ndërhyrje, Rita Ora ua mbyllë gojën të gjithëve
Këngëtarja e hitit “Girls” që po dëgjohet gjithkund e është në top lista, Rita Ora është shumë aktive me postimet e saj në Instagram, por foto e fundit i ka bërë të gjithë të flasin.
Rita shfaqet e shtrirë teksa tregon fytyrën deri në gjysmë dhe në hundë mban një fasho.
“Me kaq stil”, është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos.
Kaq është dashur që të aludohet se këngëtarja shqiptare ka bërë hundën.
Menjëherë ka reaguar Rita e cila në një postim tjetër ku shfaqet e buzëqeshur bën të ditur se fasho që mban në hundë është vetëm një maskë për të hequr pikat e zeza.





