Me gojëhapur Britania: Qirko thotë se shqiptarët janë gati për të punuar falas për tejkalimin e krizës së derivateve

Me gojëhapur Britania: Qirko thotë se shqiptarët janë gati për të punuar falas për tejkalimin e krizës së derivateve

Në një artikull nga prestigjiozja The Guardian shkruhet për emigrantët shqiptarë në Britani të Madhe që janë të gatshëm të punojnë falas për të ndihmuar në përballimin e krizës së derivateve.

Ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Qirjako Qirko, i tha Guardianit: “Nëse qeveria juaj do të dëshironte, ne mund të ju ofrojmë shoferë të mirë, ndoshta 5 mijë menjëherë.”

Ai shtoi se 150 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe do të punonin nga mirënjohja për mirëpritjen britanike, përcjell Periskopi.

Derisa shumë prej tyre besohet të jenë pa dokumente [në të zezën], është e pamundur të dihet sa prej tyre kanë pantetë shoferin e kërkuar.

Por, Qirko që kishte kaluar një orë duke kërkuar naftë pa sukses, beson që shumë shqiptarë në Britani ishin ngasës kamionësh dhe mund të ndihmonin në çështjen në fjalë.

Ai tha: “Shqiptarët janë gati të punojnë për qeverinë britanike falas që të tejkalohet ky problem. Nuk e di se a i kanë lejet e duhura, por nëse i kanë jam i sigurt që secili do të thoshte “mund të ndihmojmë”.

Qirkoja përmendi intervenimin e Natos në Kosovë që shpëtoi qindra shqiptarë etnikë.

Shqipëria, një prej shteteve më të varfra në Evropë, shpreson që t’i bashkohet Bashkimit Evropian [BE-së] por në vitin 2019 Franca kishte bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit. /Periskopi

Shpërndaje në: