Me Messin gjithçka është e mundur, Inter Miami bën histori duke fituar për herë të parë MLS-ën

Me Messin gjithçka është e mundur, Inter Miami bën histori duke fituar për herë të parë MLS-ën

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore 3:1 në finalen e play-offit të MLS-ës ndaj Vancouverit.

Qysh në minutën e 8’të, Inter Miami bëri të ditur se janë aty për të fituar, pasi Ocampo shënoi autogol, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Në pjesën e dytë, Vancouveri barazoi shifrat në 1:1 me anë të Ahmedit.

Por, Messi dhe De Paul treguan klasin e tyre duke çuar skuadrën në avantazh 2:1.

Në minutat e fundit, Inter Miami shënoi edhe një gol tjetër dhe ishte Allende që realizoi për 3:1.

Kjo është hera e parë në histori që Inter Miami fiton titullin e MLS-ës./Periskopi

Shpërndaje në: