Më në fund: Higuain është i Chelseat
Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit të Argjentinës, Gonzalo Higuain, i cili do të bashkohet me klubin në huazim nga Juventusi deri në fund të sezonit.
Higuain i bashkohet ‘Bluve’ pasi huazimi i tij për një vit me AC Milan u ndërpre në më pak se gjashtë muaj. Marrëveshja e re bënë që ai të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ishin bashkë te Napoli, shkruan Periskopi.

”Kur u paraqit mundësia për t’u bashkuar me Chelsean, nuk hezitova. Është një skuadër që gjithmonë më ka pëlqyer, që ka shumë histori, një stadium të mrekullueshëm dhe ata luajnë në Premier Ligë, një ligë që kam dashur gjithmonë të luaj”, tha Higuain në një deklaratë për webfaqen zyrtare të Chelseat.
”Unë tani shpresoj se mund ta kthej atë besim që Chelsea më ka treguar jashtë fushës. Mezi pres që të fillojmë dhe shpresoj që të përshtatemi sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Megjithatë, Higuain nuk mund të luajë nesër ndaj Tottenham, për shkak se transferimi i tij është kompletuar vonë. /Periskopi



