MË NË FUND: Nesër pritet të shtrohet me asfalt rruga famoze “Muharrem Fejza”

MË NË FUND: Nesër pritet të shtrohet me asfalt rruga famoze “Muharrem Fejza”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, do të asfaltohet asfaltohet rruga famoze “Muharrem Fejza”.

Tutje, është bërë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë. Ju lusim të publikoni si njoftim për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se banorët e kësaj rruge tash e disa muaj i janë nënshtruar një eksperimenti interesant psikologjik.

Shpërndaje në: