Më në fund vjen reagimi i Loris Karius: Nuk kam fjetur gjithë natën (Foto)

Më në fund vjen reagimi i Loris Karius: Nuk kam fjetur gjithë natën (Foto)

Loris Karius ishte fytyra tragjike e Liverpoolit në finalen e Kievit

Portieri gjerman bëri dy gabime të mëdha në ndeshjen finale të cilën Liverpooli e humbi me rezultat 3:1 nga Real Madrid, shkruan Periskopi.

“Nuk kam fjetur vërtet deri më tani … skenat ende vazhdojnë të kalojnë në kokë përsëri dhe përsëri … Mua më vjen keq pafundësisht për shokët e mi, për tifozët dhe për të gjithë stafin. Unë e di që kam shkatërruar ndeshjen me ato dy gabime,” ka thënë Karius në Tëitter.

24-vjeçari gjithashtu ka falenderuar tifozët të cilët i kanë ofruar mbështetje pas gabimve amatoreske që i bëri në finale. /Periskopi/

Shpërndaje në: