Më në fund zbulohet gjithçka, “Courtois ia ka bërë të qartë Chelseat se e do Realin”
Christophe Henrotay, reprezentuesi i Thibaut Courtois, ka konfirmuar për The Sun se portieri e ka të qartë, dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin.
Ka kohë që raportohet se Reali është afër transferimit të portierit 26 vjeçar, por Henrotay ka zbuluar se Chelsea është duke penguar gjithçka.
Ai ia ka bërë me dije edhe njëherë “Bluve të Londrës” se lojtari dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu”.
“Unë kam lexuar në të gjitha mediet se Chelsea është duke thënë se është një vendim i Courtois, por ai i ka bërë të qartë klubit se alternativa më e mirë për të është të shkojë në Madrid”, u shpreh Henrotay.
“Për të është një vendim i madh sepse ai dëshiron të jetë afër familjes së tij dhe Chelsea ka një ofertë për të pranuar”, shtoi ai.
Kështu, reprezentuesi i lojtarit përgënjeshtroi trajnerin Sarri dhe klubin, që po insistojnë se është lojtari ai që duhet të vendosë. /Insporti.com/




