Më pak kripë në ushqimet e përditshme mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Reduktimi i sasisë së kripës në ushqimet e përgatitura dhe të paketuara mund të ulë ndjeshëm rastet e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sipas dy studimeve të reja të publikuara në revistën Hypertension.
Studimet, të realizuara në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se ulje të vogla të natriumit në ushqimet më të konsumuara mund të përmirësojnë shëndetin publik pa pasur nevojë për ndryshime në zakonet ushqimore të qytetarëve.
Në Francë, analizat mbi uljen e kripës në bukë dhe baguette deri në vitin 2025 tregojnë se konsumi ditor i kripës mund të ulet me 0.35 gram për person, duke ndikuar në uljen e rasteve të sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe vdekjeve vjetore, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, zbatimi i objektivave për reduktimin e kripës në ushqimet e paketuara dhe ushqimet “takeaway” mund të ulë konsumin mesatar të kripës me rreth 18 për qind, duke parandaluar dhjetëra mijëra raste të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë 20 viteve.
Ekspertët theksojnë se konsumimi i lartë i kripës është faktor kryesor i tensionit të lartë të gjakut, i cili lidhet me sëmundje të rënda kardiovaskulare, veshkore dhe neurologjike.



