Me penallti të dyshimtë, City eliminon Swansean, Guardiola i bie pishman për Celinën (VIDEO)

Me penallti të dyshimtë, City eliminon Swansean, Guardiola i bie pishman për Celinën (VIDEO)

Manchester City ka bërë rikthim sensacional ndaj Swansean në pjesën e dytë dhe ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup. 

‘Qytetarët’ ishin në disfatë prej dy golave në pjesën e parë, por në të dytën ata u rikthyen dhe shënuan tre gola për të kaluar në fazën tjetër.

Grimes (20′) shënoi për epërsinë e ekipi vendas, para se super Bersant Celina (28′) të dyfishonte avantazhin e ekipit uellsian me një gol të bukur.

Celina ishte pjesë e Manchester Cityt në moshë të re, por me ardhjen e Pep Guardiolas u vendosë që ai të largohej. Pas kësaj paraqitje, trajneri spanjoll duhet t’i ketë rënë pishman për vendimin e tij.

Megjithatë, në pjesën e dytë Bernardo Silva (69′), Kun Aguero (89′) në pozicion jashtë loje dhe një auto-gol i Nordfeldt (78′), i cili u shënua pasi sulmuesi argjentinas huqi nga penalltia, e cila u fitua nga Raheem Sterling në mënyrë tejet të dyshimtë.

City kalon në gjysmëfinale të FA Cup, ndërsa Swansea, që bën gara në nivelin e dytë të Anglisë, eliminohet me kokën lartë. /Periskopi/

Shpërndaje në: