Me Ronaldon në ekip, inspirimi nuk mungon
Askush nuk mund të mohojë se Cristiano Ronaldo jep më të mirën nga vetja në momentet kur duhet më së shumti.
Pak më shumë se pesë javë pasi realizoi penalltinë vendimtare për t’ia siguruar Real Madridit trofeun e Ligës së Kampionëve përballë Atletico Madridit, Ronaldo shënoi një gol dhe asistoi një tjetër për ta dërguar Portugalinë në finale të “Euro 2016” pas fitores 2:0 ndaj Uellsit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Kjo ndeshje gjysmëfinale e luajtur të mërkurën është vlerësuar si “Lufta e Galaktikëve”, pasi Ronaldo përballej me ekipin që udhëhiqej nga bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Gareth Bale.



