Me simbole dhe flamuj kombëtarë, qytetarët ia mësyejnë protestës në Shkup
Shumë qytetarë i janë bashkuar sot protestës që pritet të nisë nga ora 13:00 në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e cila po organizohet nga Organizata e Veteranëve.
Nga pikëkalimi kufitar shumë qytetarë kanë marrë rrugë me simbole dhe flamuj të shumtë kombëtarë, raporton Klani.
Një qytetar në prononcim tha se ka marrë pjesë në të gjitha protestat dhe se edhe kësaj radhe ka ardhur pa hezitim.



