“Me Ukrainën, në konflikt dhe negociata”, thotë Starmer, ndërsa pret Zelenskyn, Macronin e Merzin
Kryeministri britanik Keir Starmer e ka mirëpritur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën”, tha Starmer, duke paraqitur “parimet” e tij, shkruan BBC.
“Nëse do të ketë një armëpushim, atëherë ai duhet të jetë një armëpushim i drejtë dhe i qëndrueshëm; prandaj është kaq e rëndësishme që ta përcaktojmë vazhdimisht parimin se çështjet që prekin Ukrainën janë për Ukrainën”.
“Ne qëndrojmë këtu për t’ju mbështetur në konflikt dhe për t’ju mbështetur në negociata”.
Zelensky shton se uniteti midis Europës, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm kur negociohet për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ka disa gjëra që nuk mund t’i menaxhojmë pa amerikanët, gjëra që nuk mund t’i menaxhojmë pa Europën”, tha ai. “Prandaj duhet të marrim disa vendime të rëndësishme”.



