Meçi 1 miliard dollarë, rezervohet arena në Las Vegas
Arena sportive në Las Vegas, T-Mobile Arena është rezervuar për datën 10 qershor.
Aty besohet se do të zhvillohet dueli në mes irlandezit, Conor McGregor dhe amerikanit, Floyd Mayweather.


Për këtë temë më së pari u dëgjua nga një postim në rrjetin social, Twitter nga reporti i ESPN, Steve Levy ku shkruhej:
“Dëgjoj se meçi Mayweather/McGregor mund të ndodh në dy javët e para të muajit qershor”.
McGregor deri më tani ka zhvilluar duele në UFC, ndërsa Mayweather si boksier profesionist ka një rekord prej 49 fitoreve dhe asnjë humbje.



