Meda me gruan e tij “ikin” në këtë vend për fundvit (Foto)

Meda me gruan e tij “ikin” në këtë vend për fundvit (Foto)
Jemi në periudhën e festave dhe çdonjëri ka planifikuar se ku do të jetë në natën e ndërrimit të moteve.

Shumë prej artistëve tanë atë natë janë të angazhuar për të performuar në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Por, shumë prej tyre kanë vendosur që t’i kalojnë këto ditë pranë më të dashurve të tyre në shtëpi, madje disa të tjerë edhe kanë udhëtuar jashtë vendit.

Ashtu ka vepruar edhe këngëtari Meda i cili bashkë me bashkëshorten e saj, Lulen kanë udhëtuar në Amerikë, ku si duket edhe do të jenë për Vitin e Ri.

Kujtojmë që Meda ka qenë në mesin e artistëve më aktiv gjatë këtij viti si me projekte muzikore, ashtu edhe me performanca në dasma dhe ahengje të tjera familjare.

Shpërndaje në: